Aksioni ruso-afgan, konfiskon 600 tonelata drogë

430
Mbi 600 tonelata drogë janë konfiskuar nga operacioni i përbashkët i zyrtarëve për zbatimin e ligjit nga Rusia dhe Afganistani. Shefi i Shërbimit federal të kontrollit të drogës në Rusi, Viktor Ivanov, tha sot në një konferencë për shtyp në Moskë, se policia antidrogë në Afganistan e ka zbuluarë opiumin në bazë të informacionit të dërguar nga pala ruse.

Zoti Ivanov ka theksuar se droga ishte gjetur në rimorkion e një kamioni që udhëtonte nga Afganistani në Turqi, ku kjo sasi e drogës do të procesohej në heroinë dhe do të shitej në Evropë dhe vendet e tjera.
Sigal