Aksioni i policisë në Paris, plagoset terroristi

451
Personi që ideoi dhe drejtoi sulmet terroriste të Parisit, ku vdiqën 130 persona, dyshohet se është arrestuar në Bruksel. Abdeslam Salah, sipas medieve, është vënë në pranga gjatë një aksioni të policisë në lagjen Molembek. Salah besohet se është plagosur dhe është bllokuar në një apartament në lagjen e famshme të Brukselit, ku gjatë nëntorit policia vrau disa terroristë. Burime të policisë kanë thënë se ky operacion në ‘Quatre Vents’ në Molenbeek do të jetë nën vëzhgim me qëllim arrestimin e terroristëve të tjerë. Zyrtarët thanë Belkaid ka lindur në vitin 1980 dhe ka jetuar në Belgjikë në mënyrë të paligjshme. Zyra e prokurorisë federale tha se ka të ngjarë se viktima është një prej të kërkuarve për sulmin e Parisit, me identitetin e rremë Samir Bouzid. 
Sigal