Aksidentohet kryeministrja polake

487
Kryeministrja e Polonisë Beata Shidlo është përfshirë në një aksident me makinë, për fat, pa pasoja të rënda. Kryeministrja është transportuar menjëherë drejt një spitali në Varshavë për t’iu nënshtruar kontrolleve rutinë, ndërkohë që policia polake ka nisur hetimin për ngjarjen. Ky aksident është i treti në 11 muaj, që përfshin zyrtarë të lartë të shtetit. Në vend janë ngritur shqetësime mbi masat e sigurisë që rrethojnë funksionarët, por burime nga qeveria polake thonë se incidentet nuk janë tregues i ndonjë sulmi ndaj tyre.
Kryeministrja polake Beata Szydlo pësoi një aksident me makinë të premten, nga i cili ajo fatmirësisht doli vetëm me disa dëmtime të lehta. Zëdhënësi i saj raportoi se kryeministrja u transportua nga qyteti i Oshvicim në Poloninë jugore, drejt një spitali në Varshavë për t’iu nënshtruar kontrolleve rutinë.
Nga pamjet e sigurisë, makina e kryeministres është përplasur me një peme dhe sipas një zëdhënësi të policisë, shoferi i saj ka pësuar dëmtime në këmbë dhe ijë. Incidenti nxiti shqetësime mbi sigurinë pasi edhe presidenti dhe ministri i mbrojtjes janë përfshirë në aksidente të tilla. Sidoqoftë, një burim nga qeveria polake siguron se asnjë nga rastet nuk ka të bëjë me ndonjë lloj sulmi.
Nën mbikëqyrjen e një prokurori, policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti. Vetëm muajin e kaluar, ministri i mbrojtjes u përfshi në një aksident të ngjashëm, ndërkohë që edhe presidenti Duda pësoi një incident vitin e kaluar.
Fatmirësisht, të dy zyrtarët arritën të shpëtonin pa dëmtime. Ngjarja më e fundit provokoi kritika mbi masat e sigurisë që rrethojnë kryeministren 53-vjeçare.
Ish-drejtoi i forcave speciale polake, Roman Polko, e konsideroi këtë si një aksident serioz, që nuk po merr rëndësinë e duhur.
Ndërkohë, Julia Pitera, nga partia opozitare Platforma Qytetare u shpreh e frikësuar që jeton në një vend, ku brenda 11 muajve, presidenti, kryeministi dhe ministri i drejtësisë janë përfshirë në aksidente me makinë.
Sigal