Aksidentohet autobusi shkollor në Francë, dhjetëra nxënës të plagosur

515
Të paktën 27 persona, shumica nxënës, janë lënduar pasi një makinë është përplasur me një autobus shkollor në Gers të Francës jugperëndimore të enjten pasdite, njoftuan autoritetet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shoferi i makinës dhe 26 nxnënës janë lënduar, njoftoi prefektura e Gersit, ndërkohë që pesë nxënës kanë pësuar lëndime serioze.
Autobusi transportonte 45 nxënës dhe pesë persona të rritur, duke përfshirë edhe shoferin.
Autoritetet kanë nisur hetim në lidhje me aksidentin.
Sigal