Aksidentohet autobusi i shkollës, humbin jetën 6 nxënës francezë

440
FRANCE-Gjashtë fëmijë francezë kanë vdekur të enjten kur autobusi që po bartte nxënës, në qytetin bregdetar Rochefort, është goditur nga një kamion. Sipas zyrtarëve të atjeshëm, rrethanat e aksidentit ende janë të paqarta por një hetim është duke u zhvilluar. Në momentin e aksidentit, tetëmbëdhjetë nxënës kishin qenë në autobus. Kryetari i Rochefortit, Herve Blanche, ka konfirmuar vdekjen e së paku gjashtë fëmijëve.
Sigal