Aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, të paktën 3 të vdekur edhe 20 të plagosur

574
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë, ku një autobus udhëtarësh mësohet të ketë dalë nga rruga.

Sipas informacioneve të para mësohet se nga aksidenti kanë humbur jetën të paktën 3 persona ndërsa janë plagosur 20 të tjerë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulancat, ndërsa të plagosurit po transportohen me urgjencë drejt Siptalit të Shkupit.

Sipas të njëjtave informacione dyshohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë plasja e gomës së autobusit, e për pasojë autobusi ka dalë fillimisht në krahun tjetër të autostradës, e më pas ka përfunduar duke u rrokullisur jashtë rruge.