Aksidenti – Itali, shqiptari babai i dy fëmijëve ‘fluturon’ përtej rrugës me makinë

579
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Itali.
Ngjarja u regjistruar në provincën Mondovi Cuneo, kur një 36 vjeçar shqiptar me iniciale M.P, babai i dy fëmijëve dhe banues në Mondavi, ka humbur papritmas kontrollin e makinës së tij teksa udhëtonte.
Mjeti ka kaluar korsinë dhe është përmbysur disa herë. Në përpjekje për të shpëtuar, shoferi ka thyer xhamin e makinës dhe është hedhur nga kabina disa metra larg, duke pësuar lëndime të rënda.
Banorët e zonës kanë lajmëruar menjëherë ambulancat.
Burri ndodhet në rrezik serioz për jetën në spital, ndërsa i është nënshtruar në operacioni. Mjekët e spitalit të Cuneo-s, po kujdesen në mënyrë intensive për të.
Sigal