Aksidenti hekurudhor në Gjermani, sistemi i frenimit ishte i fikur

502
Policia gjermane ka hedhur poshtë spekulimet se një prej kontrollorëve të linjës së trenit ka fikur sistemin automatik të sigurisë vetëm pak para përplasjes së trenave të pasagjerëve në Bavari të Gjermanisë.
Të paktën 10 persona humbën jetën, mbi 100 u plagosën, prej të cilëve 18 ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Sipas një raporti të pakonfirmuar, sistemi automatik i frenimit të trenit ka qenë i fikur në momentin e aksidentit, i cili në rast të kundërt do të kishte shmangur përplasjen dhe për pasojë edhe viktimat. Por policia në një deklaratë ka mohuar të gjitha këto hipoteza, duke i quajtur spekulime të pastra.
Sistemi i frenimit, i cili aktivizohet në momentin kur treni kalon në semafor të kuq, ishte instaluar pas një aksidenti të rëndë në vitin 2011 në Magdeburg , në të cilin 10 persona humbën jetën. Mediat gjermane ndërkohë bëjnë me dije se në rrethana të jashtëzakonshme, sistemi mund të akzivizohet edhe nga vetë stafi hekurudhor.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në afërsi të Bad Aibling, një qytet rreth 60 km në jug-lindje të Mynihut, po hetohet si gabim i mundshëm njerëzor.
Ministri i Transportit të Gjermanisë tha se trenat ne momentin e përplasjes po udhëtonin me rreth 100 km / h , kurse ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann deklaroi se për mediat se ishte e vështirë të kuptoje aksidentin, duke pasur parasysh sasinë e investimeve në sigurinë hekurudhore .
Sigal