Aksident tragjik në Kosovë, makina përplaset me kamionin, 3 të vdekur (Foto)

593
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Kosovë.
Sipas mediave vendase aksidenti ka ndodhur në Gërlicë të Kaçanikut në aksin rrugor Prishtinë-Shkup, ndërsa janë përplasur një veturë me një mjet tjetër tip kamion.
“Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në fshatin Gërlicë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Nuk dihet ende identiteti i viktimave dhe shkaqet e aksidentit të rëndë. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet.
Sigal