Aksident me makinë në autostradë, frikë për yllin e Juventusit

1353
Sigal

Shumë frikë për yllin e Juventusit, por për fat të mirë pa asnjë pasojë. Douglas Kosta u përfshi në një aksident automobilistik. Makina me të cilën udhëtonte futbollisti brazilian u dëmtua rëndë, ndërsa personi tjetër me të cilin u përplas, një 47-vjeçar që ngiste një Fiat Punto u dërgua me urgjencë në spital. Me fat, Douglas Kosta, që nuk ka marrë dëmtime të rënda. Ende nuk janë të njohura dinamikat e aksidentit, por duhet thënë se ky sezon i mirë për sulmuesin.

1537110309 973323 1537110524 Noticia Normal

Ai vuajti një pezullim të gjatë pas gjestit antisportiv në ndeshjen e fazës së parë kundër Sasuolos, pasi pështyu një nga kundërshtarët e tij. Edhe në barazimin e fundit kundër Parmës, Douglas Kosta pësoi një dëmtim dhe pas këtij aksidenti, me shumë mundësi nuk do të luajë ndeshjen e ardhshme.