Aksident masiv në autostradë, përplasen 31 automjete, 15 të vdekur

416
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Kinë, ku të paktën 15 persona janë konfirmuar të vdekur.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se në aksidentin e ndodhur në autostradën në veriperëndim të Provincës Gansu u përfshinë 31 automjete, ndërsa 44 persona raportohen të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur pasi fillimisht një kamion ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në korsinë e shpejtësisë, e më pas me dhjetëra automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.