Aksident i rëndë, shkatërrohet makina, shqiptari …

508
Sigal

Një i ri shqiptar me iniciale L. H., është aksidentuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Arzignanos në Itali.

Duke udhëtuar me një makinë tip ‘BMW’, ai ka humbur kontrollin e automjetit dhe u rrëzua në të djathtë duke u përplasur me dy pemë, një shtyllë ndriçimi dhe ra në sheshin e një fabrike.

Shqiptari mbeti i plagosur rëndë, ndërsa forcat zjarrfikëse e nxorën nga automjeti që përfundoi me goma përpjetë. Atij iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe u dërgua me ambulancë në spital.

Pritet rezultati i analizave mbi gjendjen e shoferit i cili mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit ose drogës.