Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Leçes në Itali, ku dy trena janë përplasur mes tyre, sipas “Corriere”, incident nga i cili dhjetë persona të plagosur. Përplasja ka ndodhur në dalje të Galugnano në fshatin e San Donato-s. Asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak se përplasja nuk ka qenë aq e fortë.
Sipas mediave italiane, trenat në këtë zonë ecin me shpejtësi të ulët. Për shkak të terrenit të vështirë, punonjësit e shpëtimit kanë udhëtuar rreth 20 minuta në këmbë, duke mbajtur pajisjet me vete.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta dhe dyshohet se është bërë një gabim gjatë shkëmbimit hekurudhor. Në korrik 2016 përplasja mes dy trenave në Puglia, mes Corato dhe Andria, vrau 23 persona.