Aksident i rëndë në autostradën Shkup-Tetovë, autobusi me udhëtarë del nga rruga

540
Sigal

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë, ku një autobus udhëtarësh mësohet të ketë dalë nga rruga.

Sipas informacioneve të para mësohet se nga në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulancat, ndërsa udhëtarët ndodhen brenda autobusit.

Ende nuk dihet numri i udhëtarëve, ndërsa disa të plagosur janë nisur me urgjencë drejt spitalit me makina private.

Sipas të njëjtave informacione dyshohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë plasja e gomës së autobusit, e për pasojë autobusi ka dalë fillimisht në krahun tjetër të autostradës, e më pas ka përfunduar duke u rrokullisur jashtë rruge.