Aksident fatal, Porsche ndahet në dy pjesë, vdes djali i ish-politikanit rus

447
RUSI – Një makinë Porsche 911 Turbo S është shkatërruar tërësisht në një aksident që ndodhi në qendër të Moskës dje rreth orës 07:20. Makina sportive udhëtonte me më shumë se 150 km/orë në një rrugë ku shpejtësia e lejuar ishte 60 km/orë.
Në makinë ishin dy vetë, të cilët humbën jetën tragjikisht. Njëri prej tyre ishte djali i vetëm i një Guvernatori rus, Talya Ballo 26 vjeç i cili ishte pasagjer. Edhe babai i tij ka humbur jetën në një aksident ajror me helikopter në vitin 2009. Supermakina drejtohej 23-vjeçari Igor Esipovsky.
Sipas kamerave të sigurisë që ndodhen në rrugë, makina luksoze u shndërrua në hekurishte pasi humbi kontrollin nga reshjet e shiut që kishin rënë mëngjesin e djeshëm.
Porsche 911 u përplas me shtyllën e dritave, dhe pas përplasjes së fuqishme automjeti u nda në dy pjesë.
Sipas raportimeve paraprake të policisë së Moskës, trupat e dy pasagjerëve që ndodheshin në makinën sportive u gjetën në rrugë disa metra larg vendit të aksidentit. 
Sigal