Aksident automobilistik me 30 të vdekur në Indi

603
Të paktën 30 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, humbën sot jetën në Gujarat, në perëndim të Indisë, pasi kamioni me të cilin po udhëtonin doli nga rruga, njoftuan autoritetet lokale.
Pesë persona kanë marrë plagë të ndryshme dhe janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa disa disa të tjerë janë në gjendje kritike për jetën dhe bilanci i viktimave mund të rritet.
Bilanci fillestar i aksidentit, i regjistruar në zonën Bhavnagar, ishte 25 të vdekur.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin duke dashur të parakalonte një kamionçinë mbi një urë. Pesha e rëndë e mjetit, me të cilin udhëtonin rreth 60 persona, ka ndikuar negativisht, duke rënë tetë metra poshtë në shtratin e një lumi.
Sigal