Akademikët propozojnë “Nobel për paqe” për banorët e ishujve grekë

386
Një grup akademikësh ndërkombëtarë do të propozojnë çmimin ‘Nobel për paqe’, për banorët e ishujve grekë, të cilët janë në vijën e parë të pritjes dhe ndihmës së refugjatëve sirianë, që zbarkojnë në brigjet e tyre.
Janë pikërisht banorët e këtyre ishujve, të cilët kanë luftuar me dallgët, por edhe me temperaturat e ulëta për të shpëtuar refugjatët, që nga dëshira për t’i shpëtuar luftës, rrezikojnë të mbyten në brigjet e ishujve grek.
Nga 900 mijë refugjatët që hyjnë në Europë vitin e kaluar, pjesa më e madhe e tyre u pritën dhe u ndihmuan nga banorët e këtyre ishujve, dhe nga peshkatarët grekë.
Akademikë të shquar nga universitetet e Oksfordit, Princeton, Harvard, Cornell dhe Kopenhagën po hartojnë një kërkesë në favor të dhënies së çmimit për popullin në Lesbos, Kos, Kios, Samos, Rodos dhe Leros.
Afati i nominimit është 1 shkurti, por ata që kanë propozuar këtë plan janë takuar tashmë me ministrin grek për emigracionin, Jannis Muzalas, që siguron mbështetjen e plotë të qeverisë së tij.
Sigal