Akademia Serbe, Kostiç: Kosova është tashmë një shtet i pavarur

533
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka përshëndetur deklaratën e kreut të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vlladimir Kostiç, i cili tha se Kosova është tashmë një shtet i pavarur.
Komiteti i Helsinkit e cilësoi deklaratën si një “akt i guximshëm”, pasi distancohet nga roli i dëmshëm që ka pasur Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve në të kaluarën.
“De facto dhe de jure, Kosova nuk është në duart tona”, tha Kostiç, në një intervistë në “Radio Beograd”.
Komiteti i Helsinkit theksoi se janë të papranueshme deklaratat e presidentit serb Tomislav Nikoliç, se Kosova është pjesë e Serbisë.
“Publiku serb është i vetëdijshëm për këtë fakt, por për shkak të manipulimit të vazhdueshëm politik dhe mediatik, është nën presion të vazhueshëm për homogjenizim të çështjes së Kosovës”, thuhet në deklaratën e Komitetit të Helsinkit. 
Sigal