Ajsbergu gjigand në fotot e Nasa-s, ndryshon përgjithmonë harta e Antarktidës

751
Nasa ka publikuar fotot e ajsbergut gjigand A68, të cilat janë shkëputur nga platforma Larsen C në korrik 2017.
Fotot janë bërë nga grupi operacional Ice Bridge i agjencisë hapësinore amerikane, të cilët çdo vit bëjnë studime për dinamikën e akujve ne rajonet polare.
Ajsbergu është konsideruar një nga më të mëdhenjtë të observuar ndonjëherë, me një sipërfaqe 5800 metër katrorë.
Edhe nga hapësira, tani që nuk ka natë arktike, A68 duket shumë qartë. Pamjet janë bërë nga sateliti Tokë i Nasës, që është ndarë nga platforma dhe tani gjendet larg disa kilometra.
Ky event natyror ka modifikuar për gjithmonë ‘formën’ e Antarktidës, që me këtë shkëputje ka humbur më shumë se 12% të pjesës së saj.


Sigal