“Ajo që duhet të bëni, është ta ndihmoni dikë pa pritur gjë në këmbim”, Rihanna na emocionon me fjalimin e saj

79
Këngëtarja e famshme nga Barbados, Rihanna Navy, gjatë vitit të shkuar mbajti një fjalim të fuqishëm në Universitetin e Harvardit, ndërsa mori çmimin “Humanitarian Award”. Fjalët e saj ishin :
“Kështu që, ia dola në Harvard. Nuk e mendoja kurrë se mund ta thoja ndonjëherë në jetën time, por kjo më bën të ndihem mirë tashmë. Faleminderit, Universiteti i Harvardit për këtë nder kaq të madh. Faleminderit! Ndihem shumë e vlerësuar për diçka që unë kam kërkuar të marr vlerësime apo merita.
Kur isha pesë apo gjashtë vjeçe, mbaj mend që shihja reklama në televizor me fëmijë që vuanin. Ato thoshin “E di se nëse dhuron 25 centë mund të shpëtosh një jetë?” dhe unë mendoja se sa 25 centë duhet të kurseja për të shpëtuar jetët e gjithë fëmijëve në Afrikë. Pastaj i thoja vetes, “Kur të rritem, kur të bëhem e pasur, do të shpëtoj fëmijët anembanë botës”. Unë thjesht nuk e prisja që ta bëja realitet këtë gjë, që kur isha një adoleshente.
Në moshën 17 vjeçare, unë nisa karrierën në Amerikë dhe në moshën 18 vjeçare, nisa organizatën e parë të bamirësisë. U lidha me shumë organizata të tjera në vitet në vazhdim dhe së bashku takuam, ndihmuam dhe humbëm disa nga shpirtrat më të bukur, nga gjashtë vjeçarja Jasmina Anema, që vdiq në vitin 2010 nga leuçemia dhe që historia e saj frymëzoi mijëra vullnetarë për të dhuruar. Në vitin 2012, gjyshja ime humbi betejën me kancerin dhe ndaj fondacioni im mban emrin “Clara Lionel Foundation”. Ne të gjithë jemi njerëz. Të gjithë kemi nevojë për mundësi të reja : mundësi për të jetuar, për t’u edukuar, si dhe mundësi për një të ardhme më të mirë.
Teksa i hedh sytë në këtë sallë të bukur, unë shoh optimizëm, unë shoh shpresë, unë shoh të ardhme. E di se çdokush nga ju e ka mundësinë për të ndihmuar dikë. Gjithçka që duhet të bëni, është ta ndihmoni dikë pa pritur gjë në këmbim. Për mua, kjo gjë quhet humanizëm.
Njerëzit e bëjnë të duket si diçka shumë e vështirë. E vërteta është se, gjithë vajzat e vogla që shohin të njëjtat reklama për ndihmë që unë i shihja dikur, nuk duhet të mendojnë se duhet të jesh e pasur për të bërë bamirësi. Nuk duhet të jesh i pasur për të ndihmuar dikë. Nuk duhet të jesh i famshëm. Nuk duhet të kesh diplomë universiteti.
Gjithçka nis me një fqinj, me një person pranë jush, me studentin ulur pas jush në klasë etj. Thjesht bëni gjithçka që mund të bëni për ta ndihmuar dikë në çfarëdo mënyre. Sot dua të nxis secilin nga ju të bëjë një bamirësi për të ndihmuar një person, një organizatë, apo të kontribuojë në një çështje që jua ka prekur zemrën. Gjyshja ime thoshte “Nëse ke një dollar në duar, ke plot për të ndarë me të tjerët”. Faleminderit!”