Ahmeti: Ivanov u nxitua. Platforma nuk cënon Maqedoninë

530
Ali Ahmeti kërkon formimin sa më parë të qeverisë së re të Maqedonisë për të shmangur mundësinë që vendi të shkojë në një situatë të ngjashme me atë që po ndodh në Ukrainë.
Duke folur për televizionin “21” në Shkup, lideri i BDI-së hodhi poshtë pretendimet e Presidentit Ivanov dhe të VMRO-së se platforma e partive shqiptare në Maqedoni është “vendosur nga Tirana”.
“Deklarata e përbashkët është hartuar në Shkup, e jo në Tiranë. Nuk është e drejtë që kjo deklaratë të përdoret për nxitjen e konfliktit ndëretnik, por edhe mes dy shteteve fqinje, siç janë Maqedonia dhe Shqipëria. Kjo deklaratë e përbashkët nuk është cenim për integritetin territorial të Maqedonisë”, thotë ai.
Ahmeti u takua një ditë më parë me Mogherinin dhe përcolli të njëjtin mesazh si Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Presidentin e vendit.
“Pres që Ivanov të tërheqë vendimin, që ka qenë i nxituar dhe t’i jepet mandatimi Zoran Zaevit për të formuar qeverinë e re”, shtoi ai.
Sigal