Agjencia Europiane pezullon fluturimet në Mesdhe: Do të ketë luftë

547
Agjencia Europiane për Sigurinë ajrore ka limituar fluturimet ajrore në Mesdheun Lindor për shkak se sipas saj nga ora në orë pritet një luftë në Siri.
Sipas EASA-s, në 72 orët e ardhshme në qiellin e Mesdheut Lindor priten lëshime raketash tokë-ajër Cruis.
EASA bën të ditur se kjo situatë mund të sjellë edhe bllokimin e herëpashershëm të sistemit të lokacionit dhe radarëve në avionët e linjave civile.
Prej kohësh, rregullatorët kombëtarë të aviacionit në vende si SHBA, Franca apo Gjermania kanë paralajmëruar linjat ajrore që të mos hyjnë në hapësirën ajrore siriane dhe shumë prej tyre e shmangin atë.
Por, në paralajmërimin e tij, “EuroControl” përfshiu një zonë shumë më të madhe sesa ajo që kontroll Damasku zyrtar.
Që prej rrëzimit të avionin malajzian “MH17” nga një raketë mbi Ukrainë në vitin 2014, rregullatorët dhe kompanitë ajrore tregohen shumë më të ndërgjegjshme për rrezikun që shfaqin zonat e konfliktit për avionët e pasagjerëve.
Sigal