Afrika e Jugut legalizon përdorimin e kanabisit

489
Sigal

Gjykata më e lartë e Afrikës së Jugut ka legalizuar përdorimin e kanabisit nga të rriturit në vende private.

Aktivistët e pro-marijuanës brohoritën në galerinë publike dhe bërtisnin “Drogat lejohen tani” kur Gjykata Kushtetuese dha vendimin e saj historik.

Në një vendim unanim, gjyqtarët legalizuan gjithashtu rritjen e marijuanës për konsum personal.

Qeveria e Afrikës së Jugut e kishte kundërshtuar legalizimin e saj, duke argumentuar se droga ishte “e dëmshme” për shëndetin e njerëzve.

Ajo ende nuk ka komentuar vendimin, i cili është detyrues.

Në prill Zimbabve u bë vendi i dytë në Afrikë, pas Lesotos, që legalizoi përdorimin e marijuanës për përdorim mjekësor.