Afghanistan – SHBA lëshon superbombën jobërthamore mbi ISIS

510
Ushtria amerikane ka hedhur bombën me të fuqishme jo bërthamore mbi objektivat e ISIS në Afghanistan.

Bomba e llojit “GBU-43/B”, e mbiquajtur edhe si “nëna e të gjitha bombave” është hedhur rreth orës 19 të pasdites së të enjtes, sipas informacioneve të CNN, ndërsa rrezja e prekur prej saj është prej 300 metrash.

Kjo është edhe hera e parë që përdoret një bombë e tillë në një fushëbetejë, sipas zyrtarëve amerikanë.

Burime ushtarake thonë se në shënjestër të saj kanë qenë tunelet e ISIS-it dhe personeli në rajonin Achin të provincës Nangarhar. Aktualisht, ushtria po vlerëson dëmet e shkaktuara prej saj.

Presidenti Donald Trump e quajti atë “një tjetër punë të suksesshme”

Një armë e tillë është zhvilluar gjatë luftës së Irakut, por deri më tani nuk ishte përdorur kurrë në ndonjë fushëbetejë.
Sigal