Afganistan, ushtria merr nën kontroll veriun e Kunduzit

501
Ushtria afgane ka marrë nën kontroll shumicën e pikave strategjike në veri të Kunduzit, qytetit që kishte rënë në dorë të talebanëve vetëm tre ditë më parë.
Lajmi u bë i ditur nga Shefi i Policisë, Qasim Jangal Bagh, i cili në një deklaratë për mediat tha se qytetarët mund t’i rikthehen jetës së tyre normale.
Ai hodhi poshtë deklaratat e militantëve të cilët pretendonin se ende mbanin nën kontrrol qëndrën.
“Duke u koordinuar me forcat afgane ne arritën që të çlirojmë shumë zona të Kunduzit. Tani gjendemi në sheshin kryesor të qytetit dhe mund t’u them qytetarëve se ata mund të vazhdojnë normalisht jetën e tyre.”
Forcat afgane të mbështetura nga sulmet ajrore amerikane për dy ditë më rradhë janë munduar të marrin nën kontroll qytetin, i cili është kryeqyteti i parë provincial, që bie nën kontrollin e talebanëve që nga viti 2001.
“Qyteti është marrë dhe është pastruar nga terroristët, duke shkaktuar dëme të mëdha tek armiku”, ka shkruar në Twitter zëdhënësi i ministrisë së brendshme , Sediq Sediqqi.
Ky i fundit tha gjithashtu se 200 talebanë kanë mbetur të vrarë gjatë luftimeve, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende.
Marrja e qytetit të Kunduzit nga talebanët nuk është pritur mirë nga anëtarët e parlamentit afgan.
Përfaqësuesit kërkojnë dorëheqjen e Presidentit, Ashraf Gani, pasi sipas tyre, qeveria nuk është e aftë që të rendin dhe sigurinë publike. Më tej ata shtuan se situata u krijua për shkak të neglizhencës së shtëpisë presidenciale.
Sigal