Afganistan, shpërthen makina-bombë, 8 të vdekur e 400 të plagosur në Kabul

403
Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe mbi 400 të tjerë janë lënduar nga një shpërthim i fuqishëm i një makine-bombë në kryeqytetin afgan, Kabul. Policia ka dyshime se shënjestër e këtij sulmi që ndodhi në zonën e Shah Shaid ka qenë një kompleks ushtarak, ndonëse pjesa më e madhe e viktimave janë civilë. Në mesin e të lënduarve ka dhe shumë fëmijë, ndërsa një mjek ka thënë se një pjesë e trupave mendohet se janë nën rrënojat e dyqaneve dhe bizneseve. 

Policia thotë se numri i viktimave nga ky shpërthim pritet të rritet në orët në vazhdim. Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër deri më tani përgjegjësinë e shpërthimit, por sipas BBC dyshimet bien mbi talebanët. Shpërthimet e bombave të vogla dhe sulmet kamikaze janë bërë një ngjarje e përjavshme në kryeqytetin afgan.
Sigal