Afganistan: Rritet numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës

483
Zyrtarët afganë bëjnë të ditur se numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës në një treg në pjesën veriore të këtij vendi, është rritur në së paku 19 persona. Guvernatori i Faryab, ku ndodhi sulmi, Abdul Sattar Barez tha se gra, fëmijë dhe të paktën një ushtar afgan janë në mesin e të vrarëve. Ai shtoi se afro 40 persona tjerë janë të plagosur. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Militantët talibanë dhe grupet e tjera islamike i kanë zgjeruar sulmet e tyre në Afganistan, prej se forcat e amerikane dhe ato të vendeve të tjera, janë tërhequr nga ky vend, në fund të vitit 2014.
Sigal