Afera 520 mln dollarë, arrestohet djali i ministrit të brendshëm të Ukrainës

518
Raportet nga Ukraina thonë se hetuesit antikorrupsion kanë arrestuar djalin e ministrit të brendshëm të këtij vendi, Arsen Avakov.
Burimet në Zyrën Kombëtare Antikorrupison (NABU) kanë thënë se Oleksandr Avakov, është arrestuar dje, pas bastisjes në shtëpinë e tij, në qytetin Harkov, në pjesën lindore të Ukrainës.
Ministri Avakov ka konfirmuar për faqen në Internet, Ukrayinska Pravda, se detektivët kishin “ardhur te djalim im për të kryer bastisje”.
NABU ka thënë se i ka arrestuar tre individë, përfshirë ish-zëvendës ministrin e brendshëm dhe një biznesmen, lidhur me një rast të shpërdorimit të detyrës. U tha se hetimet ndërlidhen me përvetësimin e dyshuar të afro 520 mijë dollarëve të buxhetit të shtetit, që i ishin ndarë Ministrisë së bBrendshme për blerje të pajisjeve në periudhën 2014-2015.
Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se konsideron se aksionet e NABU-s janë “të bazuara në politikë e jo në ligj”.
Sigal