Një çift i martuar është burgosur për një total 100 vitesh për abuzimin seksual nga një të miture.

Eric Bourg, 28 vjeç, dhe Megan Bourg, 25 vjeç, nga Ama, Luiziana, u deklaruan fajtorë për akuzën për krime të rënda të kryer ndaj një viktimë nën moshën 13 vjeçare.

Ata nuk do të kenë të drejtën për ndonjë seancë dëgjimore për lirmi me kusht ose të parakohshëm.

Gjykatësi tha se ishte për shkak të natyrës shqetësuese të abuzimit seksual të kryer nga çifti mbi një fëmijë të pambrojtur.

Ata kishin pranuar fajin për një krim seksual ndaj një fëmije.

Avokati i Qarkut Joel T. Chaisson tha se dënimi ishte pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

Eric Bourg u dënua me 60 vjet burg pa të drejtën e përfitimit të lirimit me kusht, të parakohshëm apo pezullimit të dënimit.

Gruaja e tij Megan Bourg u dënua me 40 vjet burg me të njëjtat kufizime.

Çifti u arrestua më 4 tetor 2017.

Rasti i tyre ishte kaq i tmerrshëm saqë Prokurori i Qarkut vendosi të mos jepte detaje të mëtejshme duke thënë se ishte e rëndësishme për të siguruar mbrojtjen e viktimës.

Një padi tregoi se dy të pandehurit u akuzuan për abuzim seksual të një të miture midis 1 janarit 2014 dhe 23 tetor 2017.

Chaisson tha: “Këto dënime sigurojnë që të dy të pandehurit do të kalojnë një kohë të konsiderueshme në burg, ku ata nuk do të jenë në gjendje të abuzojnë një fëmijë tjetër dhe të eliminojnë çdo mundësi që viktima të dëshmojë”.