Abu Bakr al-Baghdati gjallë apo vdekur?! ISIS publikon një regjistrim audio

518
Militantët e Shtetit islamik ISIS kanë publikuar një regjistrim audio, ku sipas tyre është lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdati, për të cilin është raportuar se është vrarë.
ISIS thotë se Al-baghdati në këtë regjistrim audio i referohet kërcënimeve të fundit të Koresë së Veriut kundër Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai gjithashtu flet edhe për luftrat për në vendet e zaptuara më parë nga ISIS si Mosuli të cilat janë rifituar nga forcat e Irakut. Të shumta kanë qenë spekulimet për fatin e Al-Baghdatit, i cili nuk është parë në publik që prej muajit korrik 2014.
Zëdhënësi i forcave amerikane në koalicionin kundër militantëve të ISIS, teksa u pyet për audion tha se nuk ka dëshmi të verifikueshme se ai ka vdekur, kështu që jemi të detyruar të mendojmë se mund të jetë ende gjallë.
“Jemi në djeni të kësaj audjoje dhe po marrim masat për ta ekzaminusar atë”-ka shtuar më tej ai. Sipas mediave të huaja, al Baghdadi mund të jetë i fshur në territore të kontrolluara ende nga ISIS përgjatë kufirit Irak-Siri dhe shumë pak njerëz mund ta dinë vendodhjen e tij. Kjo e bën edhe më të vështirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ta gjejnë, ndërkohë që kanë caktuar forca speciale për ta kërkuar atë.
Sigal