Abdeslam, i dyshuari i atentateve në Paris, kapet nga kamerat e sigurisë

564
Imazhet e para të të dyshuarit të arratisur të sulmeve në Paris, Salah Abdeslam, thuhet të jenë kapur nga kamerat e survejimit në një pikë karburanti në Francë.
Imazhet u kapën mëngjesin e 14 nëntorit, vetëm një ditë pas sulmeve në kryeqytetin francez ku mbetën të vrarë 130 persona.
Në këto filmime, Salah Abdeslam dukej i relaksuar, duke ecur me duar në xhepa. Mendohet se ai ka qenë në krye të logjistikë të personave të armatosur që kryen sulmet në Paris.
Salah Abdeslam thuhet të ketë telefonuar dy miqtë e tij, Mohammed Amri dhe Salah Hamza Attou, nga Parisi mëngjesin e 14 nëntorit për të ardhur ta marrin e ta dërgojnë në Belgjikë.
Në rrugën nga Parisi për në Bruksel, të tre burrat ndaluan në një pikë karbuarnti në kufirin me Belgjikën për të paktën 15 minuta.

Sigal