AAK kërkon moslejimin e zyrtarëve serbë të vizitojnë Kosovën

469
Sigal

Aleanca për Ardhmërinë
e Kosovë ka kërkuar nga autoritete e shtetërore të Kosovës që të mos lejojnë
asnjë zyrtarë të Serbisë të hyjë në territorin e Kosovës, derisa Beogradi t’i
tërheqë të gjitha fletë- arrestet për udhëheqësit politik.

Në këto masa reciprociteti,
është përmendur edhe mundësia e ndalimit të vizitës së presidentit të Serbisë,
Tomislav Nikoliç, që është paralajmëruar për Krishtlindjet Ortodokse.

Gjatë një konference
për gazetarë, Ardian Gjini nga AAK, tha se Qeveria e Kosovës duhet të mos i lejojë
hyrjen në vend as presidentit të Serbisë.

“Ne kërkojmë nga
qeverisa e Kosovës menjëherë t’i ndërpres bisedimet me Serbinë dhe të mos i
vazhdojë ato derisa të mos tërhiqen fletë-arrestet për udhëheqësit politik të
Kosovës. Po ashtu kërkojmë nga qeveria e Kosovës të mos i lejojë zyrtarët serb
që të hyjnë në Kosovë përderisa një gjë e tillë të mos ndodh”, ka thënë Gjini.

Konferenca e AAK-së
është thirrur për të prezantuar zhvillimet më të reja në lidhje me ndalimin e
liderit të kësaj partie, Ramush Haradinajt në Basel nga policia franceze, mbi
bazën e një flet-arresti të lëshuar nga Serbia, shkruan rel.