A është Europa në rrezik nga rënia e kolerës në Siri?

490
Vërshimet e emigrantëve sirianë në Evropë po shtron një sërë pikëpyetjesh që lidhen me sigurinë dhe shëndetin e të gjithë popullsisë. Sa e rrezikuar është Europa nga kolera? Bujaria, toleranca dhe respekti do të sigurojë integrimin e emigrantëve si dhe do të sigurojë një sistem funksional të shëndetit publik.
Të gjithë kemi dëgjuar për sëmundjen e kolerës. Bota ende kujton pamjet e murtajës, trupa të dobësuar, sy të fundosur. Shikim të humbur dhe dëshpërim.
Ende sot, kolera është një sëmundje e cila shkakton një numër të madh vdekjesh në të gjithë botën. Por kohët kanë ndryshuar, në vendet e zhvilluara kolera nuk është sëmundja apokaliptike e kohëve të mëparshme.
Kolera është një infeksion akut i shkaktuar nga gëlltitja e bakterit Vibrio, e pranishme në fece, në ushqim apo në ujë. Qeniet humane janë të vetmet që preken nga ky virus. Simptomat më të zakonshme janë ethe, të vjella, dhembje të muskujve dhe një diarre që mund të çojë në dehidratim të trupit.
Shëndeti publik gjithnjë është në rrezik sepse kjo sëmundje është infektuese.
Sëmundja është kryesisht e lidhur me kushtet jo të mira të jetesës, higjienën, ujin . Vend të tilla si Siria e cila është përballë me emergjenca, konflikte është krejtësisht e prekshme dhe e pambrojtur nga shpërthimet e e kolerës. Kujtojmë këtu rastet në Somale, Haiti dhe Republikën Demokratike të Kongos.
Për disa politikanë europianë trashëgimia e gjatë e sëmundjeve epidemike ka nxitur një debat të gjerë ksenofobik rreth krizës aktuale të refugjatëve. Pavarësisht kësaj frike, mendime të tilla nuk bazohen në një studim shkencor rreth rrezikut të sëmundjes.
Risku i kolerës po përhapet në kapet e refugjatëve në vendet fqinje si Siria, Jordani, Liban dhe Turqi. Ndërkohë që presioni rritet gjithnjë e me ë shumë me vërshimet reja të emigrantëve.
Paralajmërimet e përsëritura nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara UNCHR theksojnë se duhet një reagim emergjent. Çka nënkupton që autoritetet duhet të marrin masa të distilojnë unin çka bëhet burim i sëmundjes.
Në mënyrë të veçantë, shumica e fondeve nuk mund të përdoret për të mbështetur shtetet pritëse, atje ku kampet janë bërë burim sëmundjesh. Në qoftëse rreziku nga kolera nuk është adresuar në kampe, rreziku i transmetimit të sëmundjes do të rritet në mënyrë të pashmangshme në të gjithë Europën.
Në këto rrethana Europa duhe të marrë në dorë situatën.
“Kërcënimi për shëndetin dhe mirëqenien e Europës nuk buron nga sëmundjet ngjitëse të refugjatëve por nga vetë brendësia e saj morale dhe shoqërore”- shkruan prestigjiozja angleze “The Indipendent”. Politikat e pavlera të izolimit, frika do ta shkatërrojnë sistemin funksional të shteteve europiane.
Europa ka tashmë një sistem të fortë të distilimit të ujit, një infrastrukturë të fuqishme shëndeti dhe një mbikëqyrje të mirë të sëmundjeve. Ҫka do të thotë që mundësitë e përhapjes së sëmundjes janë të vogla. 
Sigal