A do e zgjedhë Kosova kryetarin e Kuvendit? Seanca ndërpritet sërish

494
Kuvendi i Kosovës vazhdoi sot seancën konstituive për zgjidhen e organeve drejtues të Kuvendit, kryetarin dhe nënkryetarët, por mungesa e deputetëve të PAN-it ka bërë që seanca të ndërpritet sërish, pasi në sallë janë vetëm 53 deputetë dhe s’ka kuorum të nevojshëm.
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci deklaroi se pa praninë e Koalicionit PAN s’ka seancë”.

Sakaq, mësohet se kryesia e PDK-së raportohet se është në një mbledhje pikërisht nga koha kur deputetët e saj duhej të ishin në sallën e seancës së Kuvendit.
Sigal