95 emigrantë janë gjetur të pajetë në brigjet libiane gjatë 5 ditëve të fundit

410
Të paktën 95 emigrantë janë gjetur të pajetë në brigjet libiane gjatë 5 ditëve të fundit. Sipas autoriteteve vendase, 85 trupa të pajetë u gjetën pranë kryeqytetit Tripoli dhe 10 të tjerë në afërsi të qytetit Sabratha, i cili shërben si pikë kryesore për nisjen e emigrantëve me gomone dhe anije drejt Italisë. Shumica e viktimave janë klandestinë nga vendet afrikane, të cilët tentojnë të kërkojnë një jetë më të mirë në vendet europiane.

Por gjithashtu situata e trazuar politike në Libi, me dy qeveri paralele ka ndikuar në përforcimin e kontrabandistëve, të cilët transportojnë këta njërëz të dëshpëruar nëpërmjet Mesdheut nga Libia në jug të Italisë. Organizata Ndërkombëtare për Migrim thotë se më shumë se 2.600 emigrantë kanë vdekur në vitin 2015 në udhëtimin e tyre në Detin Mesdhe.
Sigal