800 xhihadistë po bëhen gati për të goditur Evropën

440
800 xhihadistë të Shtetit islamik janë futur në Europë, lajmi bëhet i ditur nga mediat e huaja. E përditshmja The Times shkruan se xhihadistët po presin vetëm urdhrin që të fillojnë sulmet e tyre. Në mesin e tyre janë edhe 350 shtetas britanikë, të cilët janë trajnuar nga ISIS. “ Këta njerëz nuk janë të trajnuar mirë, por ata janë të gatshëm për të bërë gjithçka, sepse ata janë të indoktrinuar “, thotë një burim i brendshëm i të përditshmes “The Times”. Shteti Islamik po rritet çdo ditë e më shumë, duke zhvilluar një metodë rekrutimi përmes internetit, në të cilën përfshihen meshkuj, fëmijë dhe vajza adoleshente. Ndërkaq, janë arrestuar 14 persona, të cilët besohet se janë të përfshirë në grupin e quajtur Shteti Islamik, në një operacion të dyfishtë në Spanjë dhe Marok. Arrestimet janë bërë në disa lagje të kryeqytetit spanjoll dhe në disa qytete të vogla të Marokut, raporton BBC.
Sigal