80 të arrestuar, mes tyre 7 ish-ministra, Ministri i Brendshëm serb jep detaje të reja

442
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka ndërmarrë mbrëmë një aksion të madh në luftën kundër korrupsionit duke bërë arrestimin e 80 personave, në mesin e të cilëve janë edhe disa ish ministra.
Gazete serbe “Kurir” ka njoftuar se në mesin e të arrestuarve janë Zeljko Zuniç, pronar i një kompanie të njohur vendase, si dhe Slobodan Milosavljeviç, ish-ministër i Tregtisë dhe Turizmit në qeverinë e Mirko Cvetkoviç.
Ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç, iu drejtua opinionit nga Pallati i Serbisë lidhur me këtë operacion që konsiderohet më i madhi në luftën kundër korrupsionit.
Të arrestuarit janë të dyshuar për një numër të madh abuzimesh si: pastrim parash, ryshfet, falsifikim të dokumenteve zyrtare, etj. Këto krime të rënda të korrupsionit dhe krimit ekonomik kanë dëmtuar buxhetin e Serbisë në shumën pothuajse gati 100 milionë euro.
Stefanoviç ka thënë se është aksioni më i gjerë deri më tani dhe që është përgatitur prej kohësh në bashkëpunim me Prokurorinë, dhe se dëshmitë kundër të arrestuarve janë të forta.
Sigal