Sigal

Rastet e mësueseve që kryejnë marrëdhënie seksuale me nxënësit shtohen çdo ditë e më shumë.

Michelle Schiffer nga Teksasi është dënuar me 8 vite burg pasi u kap duke kryer seks me një student 15 vjeç.

Ajo punonte si mësuese historie në gjimnazin Cypress Springs dhe kreu marrëdhënie dy herë në vitin 2017.

Në një rast, ajo u takua me studentin dhe më pas shkuan në shtëpi për të folur si miq. Ditën tjetër, 24-vjeçarja e ftoi studentin në një park ku konsumuan lëndë narkotike kanabis dhe më pas kryen seks në makinë.