8 të vrarë nga shpërthimi në Damask

Një shpërthim në kryeqytetin e Sirisë, Damask, vrau të paktën tetë vetë dhe plagosi mbi dhjetë të tjerë.

Televizioni shtetëror sirian njoftoi se një person me makinë hodhi veten në erë në sheshin Tahrir të Damaskut qendror.

Videot në televizionin shtetëror tregonin së paku dy automjete të djegura dhe mbetje të tjera përgjatë rrugës për në aeroport.

Forcat siriane të sigurisë thanë se kishin ndjekur tre persona me autobombë, duke shkatërruar dy prej makinave në hyrje të qytetit.

Shoferi i tretë fillimisht arriti t’i shpëtojë ndjekjes dhe hodhi veten në erë në Sheshin Tahrir pasi u rrethua.