8 liqene ku mund të kaloni pushimet në Europë

529
Trip Advisor liston 8 prej liqeneve më të vizituara në Europë, ku mjedisi qetësues, romantik dhe pamjet e mrekullueshme që do të zbuloni, jo vetëm që do t’ju ndihmojnë të relaksoheni, por edhe të hidhni pas stresin e akumuluar gjatë ditëve lodhëse të punës.

Liqeni Bled, Slloveni
Sllovenia është shtëpia e shumë vendeve të mrekullueshme të fshehura të Europës, një prej të cilëve është edhe liqeni Bled. Me një kishë që duket sikur është nxjerrë nga përrallat, e cila qëndron në mes të ishullit Bled, e rrethuar nga ujërat blu të liqenit me të njetin emër, pamja që i ofrohet çdo vizitori në këtë zonë është thjesht magjike.

Liqeni i Ohrit, në Maqedoni dhe në Shqipëri
Imagjinoni të shijoni kafen tuaj të mëngjesit në tarracën e një vile me pamje mahnitëse nga liqeni i Ohrit, a nuk do të ishte idealja për të gjithë ata që janë në kërkim të qetësisë? Që nga viti 1979, Liqeni i Ohrit konsiderohet si një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella të Europës dhe një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Liqeni Orta, Itali
Padyshim që Italia me liqenet e saj është një prej shteteve që padyshim ka gjithmonë diçka për të ofruar për cilindo që e viziton atë, gjithmonë edhe në varësi të buxhetit apo të kërkesave që ata mund të kenë.

Liqenet e Plitvicës, Kroaci
Kroacia u bë pjesë e BE-së në vitin 2013, dhe adhuruesit e përjetshëm të këtij vendi të mrekullueshëm filluan t’i druhen faktit se ai mund të dëmtohet si pasojë e prurjeve të shumta të turistëve.
Megjithatë, në sajë të rregullave të Parkut Kombëtar, liqenet mahnitëse të Plitvicës ruhen me fanatizëm për t’u mbrojtur nga turistët e etur për të parë pamjet mahnitëse që ajo ofron.

Loch Awe, Skoci
Ky është një prej destinacioneve më të vizituara dhe një prej konkurrentëve më të fortë të kësaj liste. Në qendër të këtij liqeni ka disa kështjella të vogla të cilat janë të rrethuara me kodra dhe me kështjella të tjera shekullore. Madje nëse shkoni dhe e vizitoni këtë vend ju mund të keni kënaqësinë që të akomodoheni pikërisht në njërën prej tyre.

Liqeni i Sainte-Croix, Francë
Ky është një prej liqeneve të ndërtuara nga dora e njeriut, në vitin 1970 kur u ndërtua edhe diga me të njetin emër, Sainte-Croix. Edhe pse i krijuar nga dora e njeriut, ky liqen mund të konkurrojë bindshëm me ata të krijuar nga natyra dhe pamja që të fal ai është e vështirë të përshkruhet me fjalë.

Liqeni Hévíz, Hungari
Ky liqen me ujëra termalë ka një sipërfaqe prej vetëm 12 hektarësh dhe konsiderohet si një “kuriozitet gjeologjik” në sajë të ujërave të tij të cilat qëndrojnë të ngrohta në 38.5 gradë celsius gjatë gjithë vitit.

Liqeni Costance, Gjermania, Zvicra, Austria
Nuk do të ishte aspak e drejtë që në këtë listë të tetë prej liqeneve më të vizituara dhe më të bukura të Europës, të mos ishte pjesë edhe një prej liqeneve të Zvicrës dhe Austrisë, dy vende pa dalje në det dhe që kanë ndërmarrë hapa shumë të mëdhenj për të maksimizuar potencialin e liqeneve të tyre me ujëra të ëmbla. Duke qenë se Liqeni Constance shtrihet përgjatë kufijve të të dy vendeve, vendi më i mirë për të pushuar dhe për të pasur një pamje mbresëlënëse mund të jetë në Konstanz të Gjermanisë Jugore. Me Alpet që rrethojnë të gjitha anët, është e vështirë të ulesh në brigjet e Liqenit të Konstancës dhe të mos mahnitësh nga pamja që të ofrohet.
Sigal