70-vjetori i Partisë së Punëtorëve, paradë madhështore në Korenë e Veriut

512
Korea e Veriut feston sot me një paradë madhështore 70 vjetorin e qeverisjes së Partisë së Punëtorëve.
Në kryeqytetin Penian organizohet parada ushtarake ku parakalojnë armatimet e rënda dhe raketat balistike bashkë me trupat ushtarake.
Udhëheqësi koreanoverio Kim Jong-un do të drejtojë ceremoninë por asnjë lider tjetër botëror nuk do të jetë i pranishëm.
Kina, aleatja më e ngushtë e Koresë së Veriut ka dërguar një zyrtar të lartë në këtë përvjetor
Parada do të jetë nën vëzhgimin e çdo ndërkombëtari për të parë nëse do të ekspozohet ndonjë armë e re.
Kjo pasi udhëheqësi koreanoverior kishte deklaruar në fillim të vitit se ushtria do të pajisjet me armë moderne.
Ka dyshime se Peniani ka kryer tre teste nëntokësore nukleare duke vënë nën alarm vende e rajonit, ndërsa muajin e shkuar u njoftua se do të niste puna në uzinën bërthamore Yongbyon për të përmirësuar në cilësi dhe sasi armët bërthamore.
Korea e Veriut pretendon se ka prodhuar një mjet bërthamor aq të vogël sa mund të vendoset në kokën e një rakete.
Nuk dihet nëse Kim Jong-un do të mbajë ndonjë fjalim gjatë paradës edhe pse pritet që ai të japë mesazhe kërcënuese ndaj ndëkombëtarëve, veçanërisht Koresë së jugut dhe SHBA-së.
Nuk ka shumë detaje se si do të zhvillohen festimet edhe pse mijëra koreanoveriorë janë parë në sheshet publike në gjithë kryeqytetin duke u praktikuar.
Po ashtu një skenë është ngritur buzë lumit ku do të performojë grupi muzikor Moranbong Band, më i famshmi në Korenë e Veriut.
Sigal