6 janar 2001, Kongresi Amerikan shpalli George W. Bush fitues të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000

708
George Walker Bush (sq. Xhorxh Uokër Bush) lindi, më 6 korrik të vitit 1946 në New Haven, Connecticut. Ai është një politikan republikan i ShBA-së dhe presidenti i 43-të i vendit. I ati i tij George H. W. Bush ishte presidenti 41 i ShBA-së. Filloi pune si president ne 20 janar 2001. Është djali më i madhi i ish-presidentit amerikan George H. W. Bush. Para se te zgjidhej si president ka qenë guvernatori i 46-të i Teksasit qe prej 1995. Bush u rizgjodh president në vitin 2004.
Biografia
Pasi mbaroi kolegjin punoi në biznesin familjar të naftës. U diplomua në histori në Universitetin Yale më 1968 dhe mori një gradë master në Administrim Biznesi nga Shkolla e Biznesit e Harvardit, më 1975. Ndërmjet viteve 1968 dhe 1973, Bush shërbeu si pilot për Rojën Kombëtare Ajrore të Teksasit. Më 1975 ai filloi karrierën profesionale të tij në biznesin e naftës dhe gazit, të cilën e la më 1986. Më 1988 ai u përfshi aktivisht në fushatën e suksesshme të babait të tij për presidencën dhe më 1989, së bashku me një grup investitorësh, bleu ekipin profesionist të bejsbollit Texas Rangers, për të shërbyer si partneri administrues i përgjithshëm i tij deri në nëntor 1994, kur u zgjodh guvernator i Teksasit. Më 1998 Bush krijoi një precedent duke u rizgjedhur për një mandat të dytë katër-vjeçar si guvernator i Teksasit.
Presidenca
Më 1999, Bush njoftoi planet e tij për të kandiduar për presidencën dhe pas një beteje të ashpër me kandidatë republikanë të tjerë fitoi zgjedhjet paraprake në mars 2000. Më 2 gusht 2000, Xhorxh Bush dhe i zgjedhuri i tij për bashkëpunëtor në kandidaturë, Riçard Çeni, u propozuan zyrtarisht për president dhe zëvendës president të Shteteve të Bashkuara në Konventën Kombëtare Republikane në Filadelfia. Pas një prej garave presidenciale më luftarake në historinë amerikane, Bush dhe Çeni mposhtën kandidatët e Partisë Demokratike, ish-Zëvendëspresidentin Al Gore dhe Senatorin Josef Lieberman. Megjithatë, fitorja kërkoi disa javë procedura ligjore të ndërlikuara dhe rinumërime të votave në Florida për t’u verifikuar. Në fjalimin e tij të parë si president, Bush përsëriti angazhimin e tij për një frymë të përkushtimit politik të dyanshëm dhe premtoi të jetë udhëheqës i “një kombi,” jo “një partie”. Disa prej përparësive kryesore të tij të brendshme përfshinë përmirësimin e arsimimit, zvogëlimin e taksave dhe forcimin e ushtrisë. Në frontin e politikës së jashtme, Bush premtoi të ruajë angazhimet ndërkombëtare të ndërmarra nga administrata e mëparshme, duke sugjeruar megjithatë një zvogëlim të mundshëm të pranisë së ShBA-së në operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare, përfshirë ata në Ballkan. Më pak se nëntë muaj pas marrjes së detyrës, Bush u përball me një sfidë të rëndësishme pas sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington më 11 shtator. Disa muaj më vonë ai i vendosi ShBA-në në krye të fushatës botërore kundër terrorizmit.
Jeta personale
Bush u martua me Laura Uelsh më 1977. Ata kanë dy vajza binjake, Barbara dhe Xhena, të lindura më 1981. Vizita në Shqipëri, më 10 Qershor 2007 George W. Bush bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku shprehu qartë mbështetjen e ShBA për pavarësinë e Kosovës
2- Në 6 janar të vitit 1882 lindi Fan Noli
6Janar, Fan Stilian Noli, klerik, politikan, dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar. Në 6 janar të vitit 1882, në Ibrik Tepe në Edrene (Turqi) lindi shkrimtari, politikani, përkthyesi, shtetari, diplomati dhe historiani i madh, Fan Noli. Në vitin 1904 Noli shkoi në Egjipt, ku punoi si mësues e gjatë kësaj kohe u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit. Në atë kohë ai përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit, “Shqipëria ç`ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Në vitin 1907, pas vajtjes së tij në Amerikë, ai krijoi shoqërinë “Besa-besë” në Boston. Në 9 shkurt të vitit 1908, Fan Noli u dorëzua dhjak dhe në mars 1908, kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut e shuguroi prift ortodoks. Disa ditë më pas, Noli mbajti liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Boston. Në korrik 1919, Noli u zgjodh Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Përpjekjet e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare, u përmbushën më 1937, kur Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Shqiptare Autoqefale. Nga viti 1909 e deri më 1911 Noli botoi gazetën “Dielli” dhe së bashkë me Faik Konicën themeloi më 1912 Federatën Panshqiptare Vatra të Amerikës. Në vitin 1912 përfundoi studimet e larta në fakultetin e filozofisë në Universitetin e Harvardit dhe vite më vonë, më 1938 mbaroi studimet e larta në Konservatorin e Muzikës së Bostonit. Në vitin 1920 Noli u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku nëpërmjet anëtarësimit të Shqipërisë në këtë lidhje, Shqipëria mori një njohje ndërkombëtare. Në 1921 ai botoi veprën e rëndësishme “Historia e Skënderbeut”. Në qershor 1924, Fan Noli u bë figurë udhëheqëse në luftën për shndërrime demokratike në shoqërinë shqiptare. Me fitoren e Lëvizjes së Qershorit (1924), u vu në krye të qeverisë demokratike si kryeministër për një periudhë 6-mujore. Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, romanin “Don Kishoti” të Servantesit etj. Ishte burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog. Fan Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë. Fan Noli u shua, më 13 mars 1965 në Ford Laurderdale, Florida të SHBA-së.
Sandër Prosi lindi, më 6 janar 1920 
Sandër Prosi (lindi në Shkodër, më 6 janar 1920 të vitit 1920; vdiq më 25 mars 1985) në Tiranë. Pasi mbaroi shkollën fillore vazhdoi gjimnazin e Tiranës. Merr pjesë në dramën “Vilhelm Teli”. Shkon për studime në Austri për dentist, të cilat nuk i mbaroi. Më 1947 merr pjesë në konkursin pranë Teatrit Popullor dhe e fiton atë. Që këtu fillon dhe veprimtaria e tij e gjerë dhe e larmishme artistike. Sandër Prosi bën pjesë ndër ata aktorë ndihmesa e të cilëve është e lidhur me krijimin e artit tonë profesionist të skenës dhe ekranit, si dhe me arritjet e tyre më të shënuara. Ky aktor krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve tanë si A.Z. Çajupi, K. Jakova, B. Lëvonja, L. Papa, I. Kadare, T. Laço, R. Pulaha, D. Agolli, Dh. Xhuvani dhe të autorëve të huaj si Shekspiri, Shileri, Çehovi, Karaxhale, Gorki, Brehti etj.
Interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë. Përvoja që ky aktor krijoi dhe përpunoi gjatë këtyre 35 vjetëve në krijimin e 100 roleve, bashkë me përvojën e aktorëve të tjerë të këtyre përmasave, përbëjnë atë “Universitet” nga lindi e u zhvillua shkolla jonë kombëtare e interpretimit skenik e filmik, prandaj tiparet karakterizuese të artit të S. Prosit kanë tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të shikuesve. Ato janë studiuar e do të vazhdojnë të zbërthehen më tej, mbasi janë të pasura me vlera të mëdha kombëtare. Si të tilla zënë një vend të rëndësishëm në ndihmesën që teatri dhe filmi ynë japin në thesarin tonë të kulturës përparimtare si dhe në atë të nivelit botëror të interpretimit. Prandaj krijimet filmike të Sandër Prosit zbulojnë jo vetëm vlerat e artit të aktorit në ekran,por edhe mjeshtërinë e tij të lartë skenike. Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit” me Çmime të Republikës, me urdhra e medalje.
Lindje
• 1412 – Joanna d’Arc, heroinë franceze († 1431)
• 1822 – Heinrich Schliemann, arkeolog gjerman († 1890)
• 1878 – Carl Sandburg, shkrimtar amerikan
• 1882 – Fan Stilian Noli, klerik, politikan, dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar († 1965)
• 1920 – Sandër Prosi, aktor shqiptar
• 1925 – John DeLorean, inxhinier dhe biznesmen amerikan, themeluesi i DeLorean (v. 2005)
• 1938 – Adriano Celentano, aktor, komedian dhe regjisor italian
• 1946 – Syd Barrett, kitarist dhe vokalist anglez (Pink Floyd)
• 1953 – Malcolm Young, kitarist australian (AC/DC)
• 1955 – Rowan Atkinson, komedian dhe aktor anglez
• 1964 – Mark O’Toole, bas kitarist anglez (Frankie Goes to Hollywood)
• 1966 – A. R. Rahman, kompozitor indian
• 1983 – Eddie Redmayne, aktor anglez
• 1986 – Irina Shayk, modele ruse
Sigal