6 atentate në Kolumbi dhe Ekuador. Objektiv? Shqiptarët!

70

Amerika Latine është rikthyer serish ne vëmendje pasi nje tjetër shtetas shqiptar ka mbetur i vrare ne nje atentat tipik mafioz, pak dite me pare ne kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.

Behet fjale per sarandjotin Adriatik Lagji, i cili prej vitesh jetonte ne ketë shtet, ndërsa ende nuk ka asnje te dhëne lidhur me motivet e vrasjes se tij, edhe pse dyshimet e para bien mbi lidhjet e mundshme me trafikun e drogës. Por nder vite, shtetet e Amerikës Latine, veçse kane eksportuar kokaine drejt Europes, kane importuar dhe persona me te dhëna te forta kriminale.

Te paktën 6 atentate jane regjistruar vitet e fundit ne Kolumbi e Ekuador, ku objektiva kane qene shtetas shqiptar.

Por pavarësisht këtyre shifrave, te cilat per një vend si Shqipëria nuk jane te vogla, nga informacionet qe disponon Ministria per Europen dhe Punët e Jashtme, situata është mese normale. Shqipëria ka përfaqësi diplomatike vetëm ne Brazil, përfaqësi e cila mbulon dhe shtetet e tjera te Amerikës Latine.

 Ministria per Europen dhe Punët e Jashtme, ka bere nje pasqyre te situatës ne keto vende dhe te shtetasve shqiptare qe kane probleme me drejtësinë.

“Sipas informacioneve që kemi deri në fund të vitit 2017, në Brazil ndodheshin 3 të burgosur, në San Paolo për çështje narkotikësh, por Ambasada nga viti 2016 e në vijim nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet e Brazilit. Ambasada ka një bashkëpunim të përhershëm me të gjitha vendet e Amerikës Latine që kanë Selitë e tyre në Brazilia lidhur me numrin e shqiptarëve, situatën e tyre me drejtësinë, etj. Nga përgjigjet e marra nga disa vende duke përfshirë Kolumbinë, Republikën Dominikane, Paraguai, etj nuk rezulton të ketë shqiptarë të ndaluar apo me probleme me drejtësinë”.

Atentati i fundit ne Bogota vjen pas bllokimit i 613 kg kokaine ne Durrës, e që ishte nisur pikërisht nga Amerika Latine, ndonëse nuk dihet nëse dy ngjarjet kane lidhje me njëra tjetrën.