5650 migrantë kanë hyrë në Kroaci

405
Policia në Kroacia ka thënë se deri tash në këtë vend kanë hyrë 5650 migrantë.Pas mbylljes së kufirit me Hungarinë, migrantët ishin të detyruar të kërkonin rrugë të reja, duke udhëtuar për në Kroaci. Polica ka thënë se migrantët po hyn nga pika të ndryshe kufitare. Kroacia po i transporton ata, tek qendrat e migrimit, përreth kryeqytetit Zagreb, pas regjistrimit. Ministri i brendshëm kroatë, Ranko Ostojiç, ka thënë se duhet të shqyrtohen masa të reja, nëse numri i migrantëve rritet. Sekretari i Përgjithshëm Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon ka thënë se është ndjerë “i shokuar”, pas veprimeve të fundit të policisë hungareze, ndaj migrantëve. Ban ka thënë se një veprim i tillë ndaj azilkërkuesve është i “papranueshëm.”
Sigal