56 liderë marshim në Paris Shqipëria çon harmoninë fetare

496
Sigal


PARIS
 – Franca zemërthyer bashkohet sot në një marshim nën masa të jashtëzakonshme sigurie për të përkujtuar 17 viktimat e sulmit terrorist që për 3 ditë mbajti pezull gjithë botën. Rreth 1 milion njerëz, mes tyre 56 udhëheqës botërorë, mes tyre dhe kryeministri Rama, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në kryeqytetin francez në atë që është quajtur “tubim uniteti” kundrejt tërbimit terrorist.
 
Mbi 1 milionë njerëz “pushtojnë” Parisin kundër terrorizmit
Mbi 1 milionë njerëz do të “pushtojnë” sheshin “Republica” në Paris në marshimin solidarizues që pritet të kulmojë në orën 15:00 ndaj atentateve të fundit terroriste në Francë që morën jetën e 17 personave, 8 prej të cilëve gazetarë.
 
Ne marshimin e madh 56 udheheqes boterore
Plot 56 udhëheqës botërore, mes tyre 44 krerë të shteteve dhe qeverive, dhe 12 drejtues të organizatave fetare ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në marshim.  
 
Ne Paris kryeministri Rama, Shqiperia shembull i harmonise fetare
Në manifestimin e Parisit do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e ai i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, si dhe katër krerët e komuniteteve kryesore fetare në vend e një numër gazetarësh. Marshimit do t’i bashkohet edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ministri i Jashtëm hashim Thaçi.
 
Në marshimin e madh të solidaritetit botëror kundër terrorizmit dhe intolerancës fetare, Shqipëria do të jetë shembulli unikal i harmonisë fetare, një element identifikues ky për vendin tonë i vlerësuar edhe nga Ati i Shenjtë, Papa Francesku.


Udhëheqësit botërore pranë Hollonde
Në të kanë konfirmuar pjesëmarrjen përkrah presidentit francez të gjithë udhëheqësit e shteteve të Bashkimit Evropian. Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ai i Italisë, Matteo Renzi së bashku me kryeministrin e Spanjës Mariano Rajoy dhe kancelarin e Gjermanisë, Angela Merkel do të jenë përkrahë Presidentit të Francës, Francois Holande. Udhëheqës të tjerë që pritet të qëndrojnë pranë presidentit francez François Hollande do të jenë ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, mbreti i Jordanisë Abdullah II, si dhe dy kundërshtarët politikë presidenti palestinez Mahmud Abbas dhe kryeminsitri izraelit Beniamin Netanyahu.

Marshimi “bashkon” dy kundershtaret, presidentin palestinez dhe ate izraelit
Në marshimin e sotëm, janë bërë bashkë kundër terrorizmit edhe dy kundërshtarët politikë presidenti palestinez, Mahmud Abaz dhe ai izraelit Beniamin Netanyahu.

Të shtunën, marshime masive në qytete të ndryshme të Francës
Dje qytetet më të mëdha të Francës u “përmbytën” nga turma njerëzish, që dolën masivisht në shenjë proteste ndaj terrorizmit e intolerancës kulturore e fetare, duke shprehur solidarizim me të afërmit dhe kolegët e viktimave në përkrahje të fjalës së lirë. Sipas ministrisë së Brendshme, fjala është për mbi 800 mijë vetë, të grumbulluar në mënyrë spontane në Marsejë, Nantë, Nicë, Orlean, Tuluzë, Lion, etj.  Manifestime janë zhvilluar edhe në vende të tjera, nga Turqia në SHBA

Marshimi, masa të rrepta sigurie…aktivizohen celulat e fjetura
Manifestimi do të sigurohet nga një forcë e posaçme rendi prej 2.000 policësh dhe 1.350 ushtarakësh francezë. Ai do të fillojë në orën 15:00 dhe korteu do të përshkojë dy bulevarde të kryeqytetit, që lidhin dy sheshet e tij kryesore: Place de la Republique dhe Place de la Nation.
Oficerët francezë për zbatimin e ligjit kanë aktivizuar celulat e fjetura anti-terror. Zyrtarët francezë njoftuan masa të rrepta për të mbrojtur jo vetëm turmën e mbledhur pranë Sheshit Republika në qendër të Parisit, por edhe liderët e shteteve të tronditur nga dhuna.

kreret e qeverive



Liderët Evropianë
Kancelarja gjermane Angela Merkel
Kryeministri britanik David Cameron
Kryeministri italian Matteo Renzi
Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy
Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk
Kreu i qeverisë daneze Helle Thorning-Schmidt
Kreu i Qeverisë belge Charles Michel
Kryeministri holandez Mark Rutte
Kreu i qeverisë greke Antonis Samaras
Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho,
Kreu i qeverisë çeke Bohuslav Sobotka
Kryeministri i Letonisë Laimdota Straujuma
Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
Kreu i qeverisë kroate Zoran Milanovic
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
Presidenti rumun Klaus Iohannis
Kryeministri danez Helle Thorning-Schmidt
Presidenti i Konfederatës zvicerane Simonetta Sommaruga
Kryeministri suedez Stefan Löfven

Zyrtarë nga vende të tjera të Botës 
Kryeprokurori i SHBA-ve Eric Holder
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, diplomat i tij kryesor, Avigdor Lieberman dhe ministri i ekonomisë Naftali Bennett
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas
Mbreti i Jordanisë Abdullah II dhe Mbretëresha Rania
Ministri kanadez për siguri publike Steven Blaney
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov
Presidentja e  Kosovës, Atifete Jahjaga
Kryeministri shqiptar Edi Rama
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu
Kryeministri i Gjeorgjisë Irakli Garibashvili
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko
Kryeministri tunizian Ministri Mehdi Jomaa
Ministri i Jashtëm egjiptian Sameh Shukri
Presidenti i Malit Ibrahim Boubacar Keita
Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan,
Ministri i Punëve të Jashtme algjeriane Ramtane Lamamra
Presidenti i Gabonit në Afrikë, Ali Bongo
Presidenti i Nigerisë Mahamadou Issoufou
Presidenti i Republikës Benine Tomas Boni Yayi
Presidenti i Senatit Australian dhe numri 2 në rendin e protokollit, Stephen Parry