55 punësime në Prokurorinë e Përgjitshme në Maqedoni, asnjë shqiptarë

458
Në Prokurorinë e Përgjithshme në Maqedoni së fundi janë realizuar 55 punësime, prej të cilëve asnjë shqiptarë. Kjo e dhënë diskriminuese sot është shpalosur në konferencën me gazetarët të organizuar nga Lëvizja për Reforma – PDSH.
“Jo vetëm që nuk janë të përfillur shqiptarët, por edhe janë të nënçmuar nga zv/kryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ministri shqiptar i drejtësisë, të cilët po rënojnë përcaktimin për përfaqësimin e drejtë dhe institucional të shqiptarëve”, theksoi Abidin Abduli, përfaqësues i departamentit për çështje juridike të LR- PDSH.
Sipas tij, kjo është një ksenofobi e cila mban tiketën e bashkëqeversjes BDI- VMRO , që flet për diskriminim të hapur të profesionistëve shqiptar në sferën e juridiksionit për të mos qenë pjesë e ndarjes në drejtësisë në një sektor që duhet definitivisht të jetë i de-politizuar e me përfaqësim professional dhe adekuat.
“Reagimi ynë del edhe për vetë faktin se pikërisht nga Prokuroria e përgjithshme janë marrë shumë Vendime të cilat më pas kanë rezultuar me gjykime të padrejta ndaj shqiptarëve, si rasti Monstra, Sopoti, etj. Apelojmë,që kjo formë e punës të ndërpritet si e tillë, të rishqyrtohet si çështje ngaqë, në të kundërtën do të informojmë me kohë faktorët relevantë ndërkombëtarë; si: OSBE, BE, Human Rights , etj”, tha Abduli në konferencën e sotme për media.
Sigal