5 vjet nga lufta në Siri, mbi 250 mijë të vrarë nga konflikti

513
Teksa palët ndërluftuese pritet të ulin armët të shtunën në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit, ekspertët thonë se duhet një kohë shumë e gjatë dhe më shumë përpjekje për të ndalur një here e mirë dhunën 5 vjeçare në Siri.
Goditja e sigurisë së presidentit Bashar la Asad transformoi lëvizjen kryesisht paqësore të marsit të vitit 2011 në një kryengritje të armatosur në vitin e parë të revoltës, dhe që atëherë formacionet e opozitës kanë qenë gjithnjë e më shumë target i grupeve islamike, veçanërisht të Shteti Islamik dhe Frontit al Nusra.
Në pesë vjet, 250,000 sirianë janë vrarë si pasojë e luftimeve mes palëve në konflikt. Por kriza kaloi kufijtë, duke krijuar një tjetër krizë në Europë, atë të klandestinëve.
Një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA po përpiqet të shktërrojë Shtetin Islamik në Siri me sulme ajrore, operacione të cilat shpesh herë kritikohen si të pasukseshme. Shtete e Bashkuara dhe aleatët e saj kërkojnë largimin nga pushteti të presidentit Asad dhe vendi të kalojë në tranzicion politik.
Por Rusia dhe Irani mbështesin Asadin në krye të vendit dhe kundërshtojnë largimin e tij. Në këtë situatë bota është ndarë në 2 pjesë me Asad, pjesa që e mbështet dhe ajo që e kundërshton.
Si pasojë e luftës në Siri, Rusia dhe Turqia kanë përkeqësuar marrëdhëniet e tyre dhe kanë akuzuar njëra tjetër për mbështetje të Shtetit Islamik. Aktualisht ekspertët thonë që për të zgjidhur të dyja krizat, atë në Siri dhe këtë në Europë, fillimisht duhet të përfundojë lufta në Siri .
Sigal