5 viktima vetëm gjatë 12 orëve të fundit në SHBA

512
Pesë persona kanë humbur jetën ndërkohë që 11 të tjerë janë plagosur gjatë 12 orëve të fundit në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Viktimat e regjistruara nga 10 raste të ndryshme janë të moshave nga 16 deri në 56 vjeç. Pavarësisht masave të ndërmarra nga autoritetet, qytetarët shprehen se për të parandaluar incidente të tilla duhet të ketë një plan më konkret për të mos lejuar persona potencialisht të rrezikshëm për të mbajtur armë.
“Duhet të investojmë më shumë, duhet krijojmë vende pune dhe të mundësojmë një edukim më cilësor. Kjo do t’a zgjidhë problemin e armëve.”, thotë ky qytetar.
Statistikat e regjistruara për 25 ditët e para të vitit 2016 janë gjithashtu shqetësuese. Gjatë kësaj kohe, vetëm në Chicago janë qëlluar 244 persona me armë zjarri, ku kanë mbetur edhe 43 viktima.
Sigal