5 viktima nga uragani Harvey

613
Vijon të jetë alarmante situata në Teksas në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përmbytjeve katastrofike që la pas uragani Harvey.
Shira rekord me një dendësi prej 75 cm ranë në Hjuston, qyteti i katërt më i populluar në SHBA, ku rreth 2 mijë persona janë shpëtuar. Rrugët e Hjustonit janë kthyer në lumenj për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Sipas shërbimit meteorologjik, gjendja pritet të përkeqësohet, dendësia e shiut mund të dyfishohet. Parashikohet që brenda një jave në qytet do të bjerë sasia e shiut të një viti.
Stuhia e fuqishme ka lënë mijëra familje pa energji elektrike dhe rrjet komunikimi, duke vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit.
Aktualisht bilanci i viktimave që ka shkaktuar stuhia është ndaluar në 5 persona, por autoritetet druhen që shifra reale të jetë më e rëndë.
Mbi 800 persona janë angazhuar në shpëtimin e qytetarëve në Hjuston. Ekipet e shpëtimit po përdorin varka por edhe mjete nga ajri…
Situata e rëndë detyroi presidentin Donald Trump të shpallë gjendjen e emergjencës edhe në shtetin fqinj të Luizianës, duke shtuar forcat e emergjencës dhe burimet për autoritetet lokale. Duke cituar ekspertët Trump tha se Harvey tashmë cilësohet si një stuhi që vjen një herë në 500 vjet.
Sigal