43 kg drogë në makinë/ Arrestohet 45-vjeçari grek, në kërkim 26-vjeçari shqiptar

404
Sigal

Një 45-vjeçar me origjinë greke u arrestua në Kostur, në kufirin greko-shqiptar pasi iu gjetën në makinë pesë çanta me rreth 43 kg marijuanë, ndërsa në kërkim është shpallur dhe një 26-vjeçar shqiptar.

“Një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, nuk iu bind thirrjes së policisë, shtoi shpejtësinë dhe u gjet më pas i braktisur”, njoftojnë uniformat blu.

Nga hetimet paraprake mësohet se, 26-vjeçari shqiptar po drejtonte mjetin, ndërkohë që kërkohet nga autoritetet dhe një person i tretë i cili nuk është identifikuar ende.